Pse po hetohet në Shqipëri për Agim Kajmakun? Gazetari sqaron dyshimet

13 Qershor 2022 | 17:25

Gazetari Xhevahir Zhabina tha se një nga pistat që po heton policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane është se 20 kilogramë kokainë që ju gjetën ish-kryebashkiakut të Vorës në Itali mund të jenë nisur nga Shqipëria.

Nëse nuk vërtetohet kjo pistë duhet hetuar se si droga ka rënë në dorë të Kajmakut.

Ai është prangosur së bashku me nipin e tij rreth dy javë më parë Ascoli, ndërsa kokaina u gjet në vazo lulesh.

Nuk dihet ende roli i Kajmakut në këtë histori, ajo që dihet është se droga ka qenë në posedim të ish-kryebashkiakut dhe nipit.

Sipas Zhabinës fakti që policia italiane ka kërkuar ndihmën e asaj shqiptare, do të thotë që kokaina mund të ketë ardhur nga vendi ynë. Për më tepër, policia italiane është shumë e hapur për të tilla operacione dhe detajet e mëtejshme po fshihen duke qenë se është ende në zhvillim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026