Pse SHBA e sulmoi ashpër Albin Kurtin? Ish-këshilltari i Xhinxhiç rendit arsyet

10 Qershor 2023 | 09:47

Ivan Vejvoda, këshilltar i ish-kryeministrit të Serbisë Xhinxhiç tha në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se plani gjerman ofruar Kosovës dhe Serbisë ishte plotësisht i pranueshëm nga liderët e të dyja vende.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, Franca, Gjermania, Londra do të ushtrojnë më shumë presion ndaj të dyja vende që të arrihet zbatimi i marrëveshjes.

Këtë, nënvijëzoi Vejvoda, e tregoi më së miri fakti që Antoni Blinken doli me një kritikë shumë të ashpër ndaj Kurtit pasi ai nuk ishte këshilluar me komandantët e KFOR-it për të dërguar forcat speciale policore në veri edhe pse u paralajmërua të mos e bënte.

“Absolutisht, po e shohim tani. Një demonstrim i asaj që po thoni, mendoj se është fakti që sekretari i shtetit të SHBA-së, Antoni Blinken, doli me një kritikë shumë të ashpër ndaj z. Kurti pasi ai nuk ishte këshilluar me komandantët e KFOR-it për të dërguar forcat speciale policore dhe kryebashkiakët ndonëse pati paralajmërimet që kjo nuk duhej bërë. Ky është vetëm një shembull që pamë disa ditë më parë gjatë Samitit të komunitetit politik evropian në Kishinau të Moldavisë, ku u organizua një takim mes Presidentit Vuçiç dhe Presidentes Vjosa Osmani. Nëse i keni parë fotot, ishte Kryeministri Sholtz, Presidenti Makron dhe z. Borell të ulur në një tavolinë duke diskutuar këto probleme. Do të thosha se një gjë e tillë nuk do te mund te ndodhte pa presionin e aktorëve ndërkombëtarë”, tha Vejvoda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026