Pse shqiptarët në Maqedoni votuan vetëm për parlamentin dhe jo për Presidentin

8 Maj 2024 | 20:29

Këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë votuar për zgjedhjet parlamentare dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu ka ndjekur nga afër procesin e votimit, e mes të tjerave ai është shprehur në një lidhje direkte se ka vënë re se shumë qytetarë shqiptarë kanë votuar vetëm për zgjedhjet parlamentare ndërsa kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale. Shkak për këtë sipas gazetarit mund të ketë qenë edhe një thirrje e bërë më herët nga BDI për të bojkotuar në mënyrë që ti pamundësohet VMRO-DPMNE-së marrja e dy pushteteve.

“Ajo që thonë në kamera është tjetër gjë nga ajo që thonë jashtë kamerave. Në kamera ata thonë se , asnjë nga dy politikanët që garojnë Gordana Silanovska-Davkova , apo Stevo Pendarovski nuk i përfaqëson. Nga ana tjetër është thënë se ka pasur një apel nga ana e mbështetësit të frontit europian për të mos marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në mënyrë që ti pamundësojnë VMRO-DPMNE marrjen të dy pushteteve pasi sipas të gjitha gjasave do të jetë Silanovska fituesja e zgjedhjeve, duke pasur parasysh rezultatin e thellë me të cilin ajo kaloi. Ndaj është thënë se BDI-ja ka bërë apel që të mos votonin. Kjo gjë u duk qartë edhe nga vetë bashkëshortja e Ali Ahmetit e cila nuk votoi për zgjedhjet presidenciale”,-tha Thimi Samarxhiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026