Pse u zgjodh Sokol Mjacaj për vrasjen? Gazetari: Ishte i pashpresë…
Siguria në burgjet e vendit u trondit rëndë disa ditë më parë kur i burgosuri me burg përjetë Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin të dënuar tjetër përjetë Arbën Lleshi.
Hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë vijojnë ndërsa një nga pistat që diskutohet është ajo e një vrasjeje të porositur nga jashtë.
Gazetari Eraldi Harlicaj tha në emisionin GoodMorning Albanians se nëse merret e mirëqenë se është një vrasje e organizuar nga jashtë, Sokol Mjacaj ishte profili i duhur i njeriut për ta bërë këtë punë.
Sipas tij, Mjacaj ishte i pashpresë dhe nevoja për të ndihmuar ekonomikisht familjen jashtë mund ta ketë shtyrë ta bëjë këtë krim.
“Nëse marrim të mirëqenë që është vrasje me pagesë, Mjacaj mund të ishte profil interesant për ta bërë këtë punë; ishte një person i pashpresë, kishte hyrë shumë i ri në punë, kishte vrarë dy turistë për grabitje. Edhe lidhjet e mundshme mund të kenë ndikuar, duke qenë se Mjacaj është nga veriu, edhe arsyet ekonomike për të ndihmuar familjen që jetojnë ende në Malësi”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
- 14:34 Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao