Psikiatri Demi: 99% e personave me depresion dëmtojnë veten, jo të tjerët
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një komunikim për mediat një ditë më parë dha detaje në lidhje me autorin që plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi. Sipas Vocajt autori ka qenë emigrant në Itali dhe në muajin gusht është kthyer në Shqipëri, ndërsa thekson faktin se nga hetimet e deritanishme rezulton se autori të ketë probleme të theksuara me depresionin.
Psikiatri Neli Demi, i cili më herët kishte reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me terminologjinë e përdorur nga drejtori i policisë, tha në emisionin GoodMorning Albanias se personat me depresion nuk kanë tendencën t’u bëjnë keq të tjerëve por vetes.
“Në pjesën më të madhe rasteve, 99,9 për qind të rasteve individët që vuajnë nga depresioni nuk janë agresivë ndaj të tjerëve, mund t’i bëjnë keq vetes, është një nga shkaqet e vetëvrasjeve. Ka raste të rralla kur personi depresiv mund të humbë lidhjen me realitetin dhe të dëmtojë të tjerët. Deklarata e Vocajt është joprofesionale. Paqëndrueshmëri mendore, emocionale është një terminologji neutrale e duhura që duhet përdorur edhe kjo me rezerva. Individët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendore diskriminohen si njerëz jo normal, të çmendur, të rrezikshëm. Kjo stigmë që është shumë problematike që e lidh në mënyrë të padrejtë dhe jo profesionale me një ngjarje kriminale e shton diskriminimin ndaj tyre”, tha Demi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
- 09:23 LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE