Psikologia e maternitetit të Shkodrës: Nëna donte ta dërgonte fëmijën në jetimore
Psikologia e maternitetit të Shkodrës, Blerta Rroji ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, të ndodhur disa ditë më parë, ku një 32-vjeçare hodhi foshnjen e saj në lumin Kir.
Për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Rroji tha se nëna kishte deklaruar para lindjes, se donte që foshnjen ta dërgonte në jetimore.
Rroji nënvizoi se e ka takuar sërish 32-vjeçaren, pak pas procesit të lindjes.
“Nënën, Orionën, unë e kam takuar para se të lindë foshnjen e saj. Në momentin e takimit, gjatë intervistës që kemi bërë, bisedimeve që kemi bërë bashkë, Oriona u shpreh se donte ta linte fëmijën në shtëpinë e foshnjes. Në atë moment, njoftuam drejtorinë e befotrofit, e cila do të vinte më pas, pas lindjes për të bërë verifikimet.
Gjithashtu, u njoftua edhe drejtoria jonë e spitalit, sepse në repartin tonë ishte një nënë që nuk e kishte deklaruar atësinë, kishte ardhur e vetme. Më pas, nënën e kam takuar pas pak procesit të lindjes. Fillimi ishte ky, nëna deklaroi në momentin e parë që fëmijën donte ta çonte në befotrof”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara