Publicisti rus kërcënon zhdukjen e Britanisë së Madhe nga harta me 2 skenare

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një nga promovuesit kryesor të propagandës së Putin në Rusi, ka bërë disa kërcënime të frikshme gjatë emisionit të tij në stacionin shtetëror rus.

Gjatë një segmenti të cilin ai e quajti ‘Fundosja e një Ishulli’, Dmitry Kiselyov, tha se “do të mjaftonte një raketë e vetme, dhe Anglia nuk do të ekzistonte më”, duke vazhduar t’i bëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë kryeministrit britanik Boris Johnnson.

“Në përgjithësi britanikët duket sikur flasin në ajër. Pse e kërcënojnë Rusinë e madhe me armë nukleare kur janë thjesht një ishull i vogël? Ishulli i tyre është kaq i vogël sa do të mjaftonte një raketë e vetme Sarmat për ta fundosur një herë e mirë. Një raketë e vetme Boris, dhe Anglia jote nuk është më. Pse luan lojra?” –  tha Kiselyov gjatë emisionit të tij.

- Advertisement -

Pas kësaj thirrjeje drejtuar kryeministrit britanik, prezantuesi i famshëm rus vazhdoi duke shpalosur skenarin e dytë – të ilustruar deri në detaj – se si Rusia do të mund të shkatërronte Britaninë e Madhe me anë të armëve nukleare.

“Një tjetër opsion është ta dërgojmë Britaninë në thellësitë e oqeanit me anë të anijes ruse me emrin Poseidon. Ajo i afrohet objektivit në një thellësi prej 1 km dhe shpejtësi 200 km/orë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndalur këtë dron nënujor. Ai ka një bombë me peshën 100 megaton. Shpërthimi i këtij siluri termonuklear pranë bregut të Britanisë do të shkaktonte një cunami gjigand me një dallgë 500 m të lartë. Kjo dallgë do të sillte me vete doza ekstreme radioaktiviteti. Pasi ta ketë kaluar Britaninë, ajo do lë mbrapa një shkretëtirë radioaktive ku nuk do të mbijë dot gjë për një kohë shumë të gjatë,” – tha ai.

Këto deklarata kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve në Perëndim, përfshi ish-ambasadorin britanik në Bjellorusi, John Everard, i cili ka bërë thirrje që të ruhet qetësia, pasi ai e sheh të pamundur që Rusia të mund të shkatërrojë Irlandën dhe Britaninë me një armë të vetme.

“Me sinqeritetin më të madh, do t’ju lutesha të ruanit qetësinë. Le të mos harrojmë, ky ishte vetëm një ilustrim i sajuar televiziv,” – tha Everard për stacionin irlandez RTE.

“Rusët nuk zotërojnë ndonjë armë të tillë,” – tha ai.

Ndërkohë, deputeti europian Billy Kelleher, tha se ndjen një “neveri absolute ndaj këtyre kërcënimeve kundër Irlandës dhe Britanisë së Madhe”.

“Në Rusi, fjala e lirë nuk ekziston, ndaj këto lloj deklaratash me siguri po bëhen me aprovimin total të Putin. Ka ardhur koha që qeverisë ruse t’i thuhet se kjo lloj gjuhe skandaloze është thjesht e papranueshme!” – shkroi ai në një postim në Twitter ditën e djeshme.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Kiselyov bën të tilla kërcënime gjatë emisioneve të tij.

Ai njihet edhe për shpërndarjen e lajmeve të rreme, madje gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014, ai kërcënoi SHBA-në me një sulm bërthamor që do ta kthente atë në “pluhur radioaktiv”.

LEXONI GJITASHTU: 

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Kurti falenderon kryetarin e ngujuar: Po tregon qendresë shembullore për rend e ligj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme...

“Po pengon implementimin e marrëveshjes që firmosi vetë”, Lushaku kritikon Kurtin

Jehona Lushaku ishte këtë të diel e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth tensioneve të...

“Kryetarin e komunës e ngujuan në zyrë”, Krasniqi ngre pyetjen: A ja vlen përplasja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ngriti këtë të diel disa pikëpyetje në emisionin “Review” sa i takon situatës së krijuar në...

TË FUNDIT

Kurti falenderon kryetarin e ngujuar: Po tregon qendresë shembullore për rend e ligj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme...

“Po pengon implementimin e marrëveshjes që firmosi vetë”, Lushaku kritikon Kurtin

Jehona Lushaku ishte këtë të diel e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth tensioneve të...

“Kryetarin e komunës e ngujuan në zyrë”, Krasniqi ngre pyetjen: A ja vlen përplasja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ngriti këtë të diel disa pikëpyetje në emisionin “Review” sa i takon situatës së krijuar në...

“Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë”, Krasniqi: Kanë frikë se është si Ukraina

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha për emisionin “Review” në Euronews Albania, se e gjithë situate e krijuar në veri të...

Analisti Bytyçi: Si ndryshuan 180 gradë deklaratat e ndërkombëtarëve për Kosovën

Analisti Enver Bytyçi ishte këtë të diel në “Review”, në Euronews Albania për të folur rreth situatës së tensinuar në Kosovë. Ai tha se...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×