Publikohen statistikat: Gjatë vitit 2019 shqiptarët kryen më shumë vepra penale se një vit më parë

30 Prill 2020 | 14:50

Viti 2019 duket se ka sjellë shtim të kriminalitetit në Shqipëri. Veprat penale janë rritur në numër gjatë 2019-ës sipas statistikave të INSTAT. Në raportin e publikuar, shifrat e shprehura në përqindje tregojnë se vitin që lamë pas numri i veprave penale është rritur me 2.2 % dhe janë evidentuar 35.210 të tilla. Vihet re një shtim i numrit të vrasjeve, por një rënie e numrit të vjedhjeve dhe mashtrimeve krahasuar me vitin 2018.

veprapenale1

Numri i autorëve të veprave penale dhe i personave të dëmtuar vjen në rritje. Ndarë sipas gjinive më të prekura rezultojnë femrat të cilat përbëjnë 34.1% të të dëmtuarve. Ndaj tyre dominojnë krimet seksuale, të cilat ndiqen prej krimeve kundër moralit, dinjitetit, si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.

Pavarësisht shtimit të autorëve dhe të personave të dëmtuar, numri i procedimeve penale vjen në zbritje, 2.2% më pak se në vitin 2018. Gjithashtu numri i të burgosurve ka rënë me 5.1%. Të rinjtë duken më të predispozuar për të kryer krime, pasi pjesa më e madhe e të burgosurve i përkasin grupmoshës 21-20 vjeç. Të moshuarit dhe adoleshentët kanë normën më të ulët të të burgosurve.

te burgosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026