“Publikoi videon e blerjes së votave”, Paloka: Është kërcënuar në punë anëtari i PD
Kryetari i këshillit kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka doli këtë të enjte në një deklaratë për mediat për të bërë një denoncim.
Sipas tij, një anëtar i Partisë Demokratike, i cili denoncoi me një video të fshehtë blerjen e votave është kërcënuar për shkak të videos së publikuar.
Dje në vendin e tij të punës, ku ai qëndron me taksi i kanë vajtur dy persona dhe e kanë kërcënuar, i kanë thënë “çfarë i ke bërë vetes me atë videon që ke nxjerrë”. Pra nuk mjaftohen që blejnë vullnetin e shqiptarëve, nuk mjaftohen me gjithë ç’kanë bërë për të mbajtur këtë pushtet të ndyrë, por duan edhe ti mbyllin gojën.
Jam këtu për ta denoncuar si rast e për të marrë në mbrojtje publike Lulzimin. Për ti thënë kujtdo që mendon se në mandatin e katërt Rama mund të bëjë ç’të dojë, e kanë gabim. E paralajmëroj që mos ta çoj ndër mend që mund të hakmerret ndaj atyre që nuk u shitën”,-tha Paloka.
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet