Pushonte me familjen në Shëngjin, ndërron jetë gazetari shqiptar nga RMV
Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare.
Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen, shkruan REL.
Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2001, dhe është një nga emrat më të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.
Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendëskryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.
Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.
Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë