Putini është nominuar 2 herë për Nobel për Paqe
Vladimir Putin është aktualisht ndër emrat më të përmendur në botë për shkak të pushtimit të Ukrainës, pushtim që kjo e fundit nuk e provokoi dhe që ka lënë qindra civilë të vrarë deri tani, mes tyre fëmijë.
Pykëpyetje të shumta janë ngritur mbi të shkruarën e Putinit, si për të hedhur dritë me rrethanat që e çuan atë për të shpallur një luftë në Evropë, në shekullin e 21, atëherë kur diçka e tillë mendohej se i përkiste të shkuares.
Mes disa fakteve mbi jetën e Putinit, një që bie në sy sidomos në këto kohë, është fakti që Putini është nominuar dy herë për Çmimin Nobel për Paqe.
Putini bindi presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad që të dorëzonte armët e Sirisë në mënyrë paqësore, në vend të opsionit tjetër të ndërhyrjes agresive, me gjasë për shkak të miqësisë së tij me të. Për këtë, ai u nominua për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2014.
Ai gjithashtu u nominua për Çmimin Nobel për Paqe rishtazi, në vitin 2021. Nominimi nuk erdhi nga Kremlini, por sipas mediave ruse, disa personazhe publike ruse të udhëhequr nga shkrimtari Sergey Komkov dërguan nominimin në Oslo.
Aktualisht Putin po përballet me sanksione kryesisht të llojit ekonomik ndaj Rusisë, të vendosura nga Perëndimi për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, me bombardime në thuajse çdo pjesë të territorit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro