Qeveria e Dritan Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit
Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit në Kuvend.
Propozimi u iniciua nga 36 përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).
Në propozimin për mosbesimin e qeverisë, thuhet se Abazoviç ka injoruar pikëpamjet e institucioneve më të rëndësishme shkencore në vend, duke injoruar me vetëdije pasojat e disa veprimeve, si Marrëveshja Themelore me Kishën Serbe.
Pak ditë më parë, Abazoviç u shpreh se se të gjithë ata që duan që vendi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Traktati Themeltar dhe rruga evropiane, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Në lidhje me seancën e 19 gushtit, ai tha se situata është e qartë, teksa shtoi se nëse qeveria nuk bie, atëherë do të punohet për një koalicion edhe më të madh, ku do të ftohen parti të tjera.
Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.
Partia e presidentit Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania