Qeveria në RMV çmim tavan për bukën, bukëpjekësit: S’do prodhojmë më

Cmimi i bukes ne RMV
28 Shkurt 2023 | 17:11

Në Maqedoninë e Veriut asnjë prodhues nuk do të guxojë të shesë bukë më të shtrenjtë se sa 33 denarë apo 53 cent.

Vendimi zyrtar do të sillet në seancën e nesërme të Qeverisë, por ende pa hyrë në fuqi ka shkaktuar reagime të ashpra të sektorit të prodhimit të bukës”

Pronarët e furrave të bukës kërcënuan se do ndërpresin prodhimin menjëherë pas shpalljes së vendimit për ngritjen e çmimit të bukës, pasi rritja eventuale do të shkaktonte humbje të mëdha.

“Ne morëm një vendim unanim që në ditën kur vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës do të publikohet në Fletoren Zyrtare, nga dita e nesërme nuk do të prodhohet bukë dhe nuk do të dalë në treg. Çdo kompani ka kostot e veta dhe çmimin e përcakton sipas tyre. Ne nuk e detyrojmë askënd të blejë një bukë për 50 denarë nëse tashmë ka një bukë për 30 denarësh. Është ekonomi tregu”, thotë Goran Malishiç nga Oda Ekonomike e RMV.

Ilir Qabrati ka hapur furrë buke në Shkup në kohë pandemie, ndërsa nuk ka gjetur rehati asnjë ditë për shkak të harxhimeve të mëdha dhe fitimeve të pakta. Ulja e çmimit të bukës me detyrim sipas, tij do të shkatërrojë biznesin e tij dhe do ta detyrojë të pushojë nga puna 6 punëtorët që i ka.

“Zakonisht çmimi i miellit e përcakton edhe çmimin e bukës. Konkretisht ka qenë një lloj jo paralelizim, për shembull çmimi i miellit është 29, 30 denarë ndërsa buka 35 denarë. Kjo domethënë është një disbalans dhe fitimi është nën minimumin e asaj që duhet për të ekzistuar. Nëse buka pretendohet të bëhet 33 denarë, natyrisht se kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin e biznesit”, shprehet Ilir Qabrati, pronar furrë buke.

Po ashtu, pritet që çmimi i energjisë elektrike të mos jetë më i ulët për bukëpjekësit në Maqedoninë e Veriut, pasi vendimi që mori qeveria në dhjetor për uljen e çmimit të energjisë për këtë sektor nuk e ndali rritjen e çmimit për qytetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026