Qiratë e apartamenteve, ekspertët: Sa më shumë investime, aq më lart çmimi
Tregu i hyrjeve me qira ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave të Instat, për muajin Maj, tregojnë se rritja ka ardhur me 4.7% krahasuar më vitin 2024. Ekspertët e pronave thonë se kjo rritje vjen për shkak të ndërtimeve të reja, të kryera vitet e fundit.
“Pas vitit 2021 kemi pasur një bum ndërtimesh. Shumë prej këtyre projekteve tashmë kanë përfunduar dhe janë futur në treg. Ato që kanë investime më cilësore, që ndodhen më afër qendrës ose pranë universiteteve, kanë një kërkesë më të lartë dhe rrjedhimisht edhe një lëvizje të çmimit.
Megjithatë çmimi ndryshon në varësi të vendndodhjes si dhe investimeve të bëra në apartament. Kryesisht në zonat si qendra e Tiranës, Pazari i Ri, Komuna e Parisit, çmimet nisin nga 500 euro deri në 1100 euro, ndërsa zonat si Astir, Fresk apo Ali Demi kanë çmime më të përballueshme nga 300 euro deri në 400 euro”, tha Orgest Beti, agjent imobiliar.
“Nuk ka një çmim fiks. Gjithmonë marrim për referencë vlerën e apartamentit, analizojmë lokacionin, por edhe faktin nëse pallati është i viteve ’90 apo më i hershëm. Ka ndërtesa që tashmë janë të amortizuara dhe nuk kanë as ashensor”, shtoi Beti.
Ndërkohë, ekspertët theksojnë se pritet që ky trend të vijojë edhe në muajt në vijim, sidomos me afrimin e sezonit akademik, kur studentët nga rrethet nisin të kërkojnë banesa me qira në Tiranë dhe qytetet e tjera universitare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta