Qytetarja nga Vlora: Shqiptarët janë të përçarë, i bashkon vetëm Futbolli
Një grua nga Vlora ka uruar mëngjesin e sotëm nga Tirana festat e 28-29 nëntorit.
Përmes një lidhjeje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës, ajo ka thënë se shqiptarët janë shumë të përçarë dhe bashkohen vetëm për raste të veçanta, si futbolli apo festat kombëtare.
Ajo tha gjithashtu se sistemi komunist e zhveshi njeriun nga vlerat dhe karakteristikat e mira dhe kjo sipas saj, mund të jetë edhe një arsye që shqiptarët janë të përçarë dhe jo-patriotë.
“I uroj shqiptarëve gëzuar festat, sa më shumë paqe e dashuri me njëri-tjetrin. Jam nga Vlora, jetoj në Tiranë. Shqiptarët nuk janë të bashkuar. Ne bashkohemi vetëm në raste të veçanta, përshembull kur luan kombëtarja e futbollit.
Por jemi shumë të përçarë, ikim secili për interes të vetë. Fjala patriot merr një kuptim shumë ndryshe, në momente të ndryshme, por unë do të thoja që duhet të ishim ëm patriot. Unë mendoj se diaspora nuk janë më shumë patriotë se ne këtu, por thjeshtë kanë më shumë mall për vendin se janë larg.
Unë kam jetuar në Greqi, ne kemi vuajtur atje, që të thoshe jam shqiptar duhet të ishe shumë i fortë. Ne na përçan ndofta varfëria, ndofta sistemi komunist, që na zhveshi nga të gjitha karakteristikat e mira që ka njeriu.
Ne u bëmë dashur padashur armiq të njëri-tjetrit. Mund të vijnë 700 Izmail Qemalë të rinj, por po nuk u bëmë ne vetë, secili prej nesh të bëhet Ismail Qemal, nuk bëhet ndryshimi”, është shprehur qytetarja nga Vlora.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht