Rama: Askush nuk e zë vendin e Kosovës, BE-ja na ka zvarritur me negociatat
Kryeministri Edi Rama thotë se respekton vendimin e Kosovës për të mos qenë pjesë e nismës Ballkani i Hapur.
Në një deklaratë për mediat nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, Rama nënvizoi se askush nuk e zë vendin e Kosovës në Ballkanin e Hapur.
“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vetë. Vendi për Kosovën në Ballkanin e Hapur është aty. Askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova. Nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për t’i thënë i kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh”, tha kreu i qeverisë.
Në lidhje me mos hapjen e negociatave, Rama u shpreh se është fakt që Bashkimi Europian e ka zvarritur këtë proces.
“Nuk është akuzë. Është fakt që Bashkimi Europian na ka zvarritur, që BE-ja jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin e integrimit, këtë unë jam i fundit që e them sepse e kanë thënë vetë përfaqësuesit e vetë Bashkimit Europian”, deklaroi Rama.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid