Rama: Banesat e djegura do të bëhen të reja, humbjet e bagëtive do të dëmshpërblehen
Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte se banesat e dëmtuara nga zjarret masive të ditëve të fundit do të rindërtohen, ndërsa familjet që kanë humbur bagëtitë do të marrin dëmshpërblim të plotë për to.
Në një dalje publike në rrjete sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se 207 banesa janë dëmtuar si pasojë e flakëve, ndërsa 40 prej tyre janë shkrumbuar totalisht.
Ai siguroi se asnjë familje e prekur nuk do të mbetet pa ndihmë dhe se qeveria do të jetë në krah të tyre për rikthimin në një jetë normale.
“Dua t’i siguroj të gjitha familjet, si ato që kanë humbur plotësisht shtëpinë, ashtu edhe ato që kanë pësuar dëmtime, se do të marrin mbështetjen e plotë të shtetit. Ne po bëjmë inventarizimin e dëmeve sipas protokolleve, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, dhe do të veprojmë si gjithmonë: askush nuk do të mbetet vetëm. Shtëpitë do të rindërtohen më të mira dhe më të forta,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se përveç dëmeve në banesa, do të kompensohen edhe humbjet në blegtori. Deri tani janë raportuar 3,916 krerë bagëti të humbura nga zjarret, dhe sipas Ramës, dëmshpërblimi do të bëhet për çdo rast.
“Do të kompensojmë një për një çdo krerë të humbur, pa asnjë diskutim,” tha ai, duke nënvizuar se procesi i evidentimit të plotë të dëmeve është ende në vijim.
Rama: Banesat e djegura do të bëhen të reja, humbjet e bagëtive do të dëmshpërblehen pic.twitter.com/eMnbMQBO7z
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 14, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë