Rama: Duhet të korrigjojmë të tashmen, të punojmë për Shqipërinë turistike 2030
Kryeministri Edi Rama tha në Asamblenë e Partisë Socialiste se pavarësisht suksesit të sotëm të Shqipërisë turistike, sërish duhet të korrigjojnë të tashmen për të rregulluar problematikat që janë shfaqur edhe gjatë këtij sezoni.
Ai tha se ka ende punë për të bërë me infrastrukturën e zonave turistike në mënyrë që Shqipëria të jetë gati për vitin 2030.
“Ky realitet është ku e ku më mirë, se sa ai i djeshmi, por ku e më ku më problematik se ai i të ardhmes. Detyra jonë është të ngulisim në kokë gjithnjë e më fortë se korrigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës sonë politike, domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes si Maldivet e Europës, të huajt që deri më dje na quanin shpella e Evropës kërkon me patjetër që askush të mos i mbyllë sytë para problemeve serioze që mbeten për të zgjidhur.
Janë shumë, nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simbol i Shqipërisë në mbarë mediat e huaj, e me radhë në disa pika të tjera nga Shkodra në Lezhë, në Durrës e në Sarandë. Korrigjimi i së tashmes kërkon që askush prej nesh të mos i mbyllë hundët para gropave septike që mbledhin ujërat e zeza të hoteleve.
Korrigjimi i së tashmes është që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë veshët para kërkesës gjithnjë e më të madhe për shërbime cilësore dhe krah pune të kualifikuar. korrigjimi i së tashmes kërkon që askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, për të bërë çdo gjë të domosdoshme për Shqipërinë Turistike 2030”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJTIHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë