Rama flet pas Samitit të BE: Shqipëria nota pozitive, prezantova revolucionin me IA

14 Dhjetor 2023 | 12:35

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek Samiti i mbajtur të mërkurën mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se në takim u diskutua prespektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ku theksoi se progresi i bërë nga Shqipëria u vlerësua me nota tepër pozitive.

“Në samit u diskutua prespektiva e vendeve tona në BE, u vu në pah progresi i bërë, u fol për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në aspektin e politikës së jashtme. Më vjen mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë”, tha Rama.

Rama nënvizoi gjithashtu se Komisioni Evropian foli me nota tepër pozitive dhe për punën e bërë nga ekipi shqiptar që po punon për hapjen e negociatave.

“Këto ditë do organizojë dhe një takim falenderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre. Në totalin e vetë, po të marrim negociatorët dhe kontribuesit është rreth 1 mijë vetë, ku përfshihen jo vetëm institucionet e ekzekutivit por edhe shoqatat e pavarura.

Një skuadër që ka bërë 777 prezantime në Bruksel dhe përfitoj nga rasti t’u përcjellë mirënjohjen për organizimin, përkushtimin, profesiozalizmin duke lënë një mbresë të shkëlqyer. Këtë gjë e kam dëgjuar disa herë, por e dëgjova në mënyrë të veçantë dje në Bashkimin Evropian”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë tha se prezantoi në samit revolucionin që Shqipëria do të bëjë në njehësimin e legjislacionit vendas me atë të BE përmes inteligjencës artificiale.

Sipas tij kjo metodë do t’i shkurtojë Shqipërisë 5 vite kohë në procesin e përgatitjes së dokumentacionit.

“Kemi fituar një respekt që se kemi pasur kurrë. Nuk e kam bërë kalkulimin aritmetik por ndoshta të dy presidentët, Michel dhe Von Der Leyen e kanë vizituar rajonin më shumë se të gjithë paraardhësit e tyre të marrë së bashku. Kam informuar samitin për modelin tonë të ri invoativ, revolucionar me të cilin ne do të bëjmë ndërvendosjen 3484 masave të organizmit ligjor të BE-së në legjislacionin tonë, të paktën duke qenë gati.

Por kjo do të jetë dhe pjesë e strategjisë tonë për procesin. Duke bërë që të kemi gati malin e dokumentacionit, 5 vjet më shpejt se Kroacia e cila mbahet mend për një performacë shumë serioze. Kroacisë për këtë proces teknik i mori 7 vjet,.Siç do na merrte dhe ne më shumë se 7 vjet”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026