“Rama goditi ata që kanë probleme me SPAK”, Dedaj zbulon detaje nga Asambleja e PS

11 Shkurt 2024 | 21:17

Gazetari Everest Dedaj ka komentuar mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS-së.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se kreu i qeverisë Edi Rama ‘goditi’ ata që kanë probleme me SPAK duke theksuar se kjo e fundit është kthyer një problem real për PS-në.

“Rama zgjidhi asamblenë për të ju thënë të vetëve, për të ju treguar që unë jam partia, unë jam shteti, unë jam partia dhe unë funksionojë dhe pa ju. Mund të funksionojë dhe pa ju. Ajo që është më e rëndësishme dhe që unë e shoh si një mesazh të drejtpërdrejt është fakti se pse çuditërisht të gjithë ata persona të cilët dhe në media rrodhën si informacion të kritikuar janë persona që kanë drejtpërdrejt kanë probleme me SPAK. Duket që SPAK është një problem real për PS. Kjo duket dhe nga fakti që po ngrihet një strukturë në parlament për të kontrolluar institucionet e pavarura dhe për të kontrolluar institucionet e drejtësisë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026