Simbolet serbe/Mbishkrime për brigadat e veriut, të shpallura terroriste nga qeveria

11 Shkurt 2024 | 20:27

Në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe, janë parë të dielën disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Policia e Kosovës tha se ende nuk ka informacione për autorët, ndërkohë që ka nisur hetimet dhe ka marrë disa persona në pyetje.

Mesazhet janë shfaqur një ditë para protestës së ftuar nga Lista Serbe, e cila ka paralajmëtuar të hënën një tubim masiv. Ndërkohë të dielën, në Beograd tifozët e Crvena Zvedës para ndeshjes së basketbollit me Zhalgirisin marshuan me një mesazh. :“Shtet, ndalo emigrimin e serbëve nga Kosova!”.

Grafite të tilla janë shkruar me vite nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut dhe të komunave tjera në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur Brigadën Veriore dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste në fund të qershorit të vitit 2023.

Besohet se këto dy organizata veprojnë në veri të Kosovës dhe numërojnë qindra anëtarë nga radhët e komunitetit serb.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026