Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Rama tha se kjo çështje ka dyshime së është jashtë kushtetutshmërisë dhe se SPAK-u i ndërpreu kontratën kryetarit të bashkisë me ata që e zgjodhën.
“Ka një hetim për jetën e Veliajt, dhe se sa në shina të Kushtetutës është nuk më takon mua ta them por ka dyshime që është jashtë shinave të Kushtetutës dhe se sot vetëm një idjot dhe i pafytyrë mund të thotë që ne e kontrollojmë drejtësinë.
Rama ka shprehur shqetësim për arrestimin e Veliajt vetëm tri muaj para zgjedhjeve, duke theksuar se ky hetim është bazuar në një novelë anonime dhe pa asnjë provë të një krimi të flagrantë.
“Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave. Janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur jam marrë nga policia para rënies së regjimit. Nuk e kuptoj si mund të arrestohet kryetari i Bashkisë tre muaj para zgjedhjeve, duke u hetuar jeta e tij mbi një novelë anonime. Nuk është normale, pasi nuk ka flagrancë ose krim që të kërkojë një reagim të menjëhershëm” tha Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu se nuk mund të thotë se Veliaj është fajtor ose i pafajshëm, por ai nënvizoi se “prezumimi i pafajësisë për një person të zgjedhur në krye të detyrës është jo vetëm një detyrim ndaj tij, por edhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur, duke siguruar një proces të drejtë dhe demokratik.”
Rama gjithashtu theksoi se paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen i dëmshëm dhe nuk është i pranueshëm në një shtet demokratik.
“Ne jemi të angazhuar në luftën kundër korrupsionit, por kjo nuk është çështje korrupsioni. Bëhet fjalë për një hetim ndaj një personi, pa akuza të qarta, duke u bazuar në dosje anonime,” tha ai, duke theksuar se Veliaj është përballur me një linçim publik.
Rama shprehu shqetësimin për “heqjen e kokës” nga shpatullat e Tiranës vetëm tre muaj para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si diçka që nuk është normale në një shtet të drejtë.
“Jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë i zgjedhur nga çerek mln zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar nejç kontratë të tijën dhe të forcës tonë politike me qytetarët e Tiranës.
Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht dhe sinqerisht nuk e njoh as me fytyre dhe ndërkohë kur zgjidhet ka një llogari të përditshme. Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marri pa gjyq dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua, se llogari përpara kujt jep.
Nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm dhe nëse është fajtor, por unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij si ndaj çdo individi, nga ana e kujt do që ka detyrën të trajtojë çështje që lidhen me drejtësinë, por është detyrim dhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur, në mënyrë që të bëhen të dyja edhe puna me kontratën ndaj zgjedhësve edhe puna e drejtësisë.
Deri më sot nuk kemi komentuar, edhe kur kryetari i Tropojës u mor nga zyra dhe u mbyll në burg në një qytet të Shqipërisë, i cili kishte ndaluar të ushtronte kontratën me zgjedhësit e tij. Mbi të rëndonte një akuzë, por pa një gjykim.
Dhe, siç ndodh edhe me raste të tjera, i kemi konsideruar këto si vendime të pabaza, duke qenë të bindur se koha dhe reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja do të sillnin një përpjekje për drejtësi pa nevojën e ndërhyrjes nga ana jonë. Por ajo që ndodhi dje ka kaluar çdo limit në raport me të drejtat e individëve.
Ndaj, mbështetja jonë është për hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të çdo personi, pa marrë parasysh nga vijnë, por gjithmonë duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe mundësinë që një person i zgjedhur të ushtrojë detyrën derisa të jetë nën hetim. Dua të theksoj se paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen i dëmshëm që po përballohemi këtu.
Ne nuk do të lëkundemi në luftën tonë kundër korrupsionit, por sot po diskutojmë një çështje që nuk ka akuza për korrupsion. Bëhet fjalë për një hetim ndaj një personi, ku është hetuar jeta e tij dhe e familjes së tij, përmes një dosjeje të gjatë, me dhjetra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar.
Më vjen keq, por nuk pretendoj se në këtë çështje po flas si një person neutral apo i paanshëm, pasi kam privilegjin të jem udhëheqës i forcës politike më të madhe të shqiptarëve.
Megjithatë, këtu kemi një linçim publik dhe një heqje të një personi të rëndësishëm, kryebashkiak i kryeqytetit, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve. Për mua, kjo nuk është normale”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- U emërua si administratore e bashkisë, Ristani: Tirana do të vazhdojë të shkëlqejë
- Rama në Bashkinë e Tiranës, nënkryetarja Anuela Ristani emërohet administratore
Po pra, jeni krenuar me drejtësinë e re dhe me SPAK-un, që vetë e keni bërë (sipas jush).
Si shpjegohet që pas gjithë atyre filtrimeve dhe vetingjeve, në SPAK paska prokurorë që shkelin ligjet apo kushtetutën me të dyja këmbët?
Më kryesorja, SPAK-u i kontrollon të gjithë, po SPAK-un kush e kontrollon, kujt i jep llogari? Kush e ndëshkon për shkeljet që mund të bëjë?
Mos keni ndërtuar një organizatë fashiste, anti-kombëtare, anti-shqiptare?