U emërua si administratore e bashkisë, Ristani: Tirana do të vazhdojë të shkëlqejë

11 Shkurt 2025 | 19:29

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Anuela Ristani ka marrë detyrën si administratore e bashkisë.

Në deklaratën e saj të parë pas emërimit, Ristani theksoi se Tirana do të vazhdojë të shkëlqejë dhe do të përparojë ende më shumë.

“Detyra jonë sot është që të vazhdojmë ta bëjmë Tiranën të shkëlqejë edhe më fort. Jemi të bindur se me mbështetjen e kryeministrit, i cili ka qenë pranë nesh gjatë këtyre orëve të vështira, do ta rimarrim ritmin e humbur dhe do të vazhdojmë të ecim përpara. Goditja e befasishme nuk do të na hutojë, por përkundrazi do të na motivojë,” tha Ristani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka...
19:52 | 04/07/2026

Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes. Me...
19:38 | 04/07/2026

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026