“Poshtë komunizmi”, Rama ironizon komuentuesit: Sa të jenë këto tipat idiotë…

14 Nëntor 2025 | 18:56

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në njësinë nr.2 në Tiranë, nuk i ka kursyer batutat ndaj komenteve në rrjetet sociale.

“Kam marrë disa komente nga Facebook. Njëri thotë ‘fiks si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi’. Sa të jenë këto tipat, komunizmi do vijojë të jetë në pushtet. Idiot komplet,” tha Rama, duke shtuar me ironi: “Do fillojnë tani të thonë ‘bobo çfarë i the’, por çfarë t’i them tjetër?”.

Kreu i qeverisë komentoi edhe një tjetër koment nga rrjetet sociale, ku thuhej se “janë mbledhur gjithë pleqtë e PS”.

“Na marrin të keqen se shikon sa vajza dhe djem ka këtu. Këto që shkruajnë e kanë me lumen. Lumja si yll bote, ka vite atje as nuk dihet sa vjeç është dhe nuk e di si jeton. Por unë di, që kur e kam njohur Lumen, ajo është po ajo që ka qenë.”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026