Rama: Marrëveshja jonë me BE për fermerët është një kontratë që kërkon standard

22 Dhjetor 2025 | 11:26

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në aktivitetin “ Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku prezantoi mekanizmat praktik për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së.

Kreu i qeverisë theksoi se marrëveshja e Shqipërisë me BE për fermerët është një kontratë që kërkon standard me cilësi, kërkon teknologji dhe dixhitalizim, organizim të sofistikuar dhe mbështetjen nga qeveria.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Në kushtet e pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë fermerët ishin aty në toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë do ta kalojë dhe këtë sfidë, me vullnetin për të bërë sukses.

Asaj kohe bujqësia ishte e braktisur totalisht. Një dekadë më parë, numri i fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 560. Sot mbështetja simbolike për fermerët është 67,500. Bëhet fjalë për mbështetje që peshon në portofolin e fermës.

Sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysmë miliard euro, ndërkohë që defiçiti nga 1 me 9 është ulur 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë 1 me 2.

Marrëveshja jonë me BE për fermerët është një kontratë që kërkon një standard me cilësi, kërkon teknologji dhe dixhitalizim, organizim të sofistikuar dhe, patjetër, dhe mbështetje e cila nuk do të mungojë dhe do të vijë duke u rritur.

Për askënd nuk do të jetë çështje lekësh, nuk do të jetë çështje fondesh përgjithkënd, do të jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të zbatimit të projektit”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026