Rama: Nëse ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Kosovës, futet në ditët e zeza të saj

8 Qershor 2023 | 12:04

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat ka folur së fundmi për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Ai tha se ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë  në Kosovë dhe në momentin që ato i kthejnë shpinën, vendi futet në ditët më të zeza të saj..

Me tej ai nënvizoi se do të mbështesë Albin Kurtin deri në fund.

“Ndërkombëtarët janë limfa vitale e Kosovës. Momenti që ata i kthejnë shpinën Kosovës, ajo futet në ditët e saj më të zeza. Unë nuk jam këtu për të bërë komente për Albin Kurtin. E kam mbështetur në të gjithë procesin e dialogut, dhe kur e sulmuan disa qorra  pse u ul me Vuçiç në tavolinë. Unë do e mbështes Kurtin deri në fund në rrugën drejt njohjes së ndërsjellë dhe shpëtimin përfundimtar të Kosovës. 5 vende në mes të Europës nuk e njohin akoma. Në vend që të merremi me këtë, merremi me policë në godina boshe. Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë. Duhet të tërhiqet policia menjëherë. Nuk ka pse rri kot në godina bosh. Është e vështirë të mendosh Kosovën pa ndërkombëtarët. Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026