Rama nga Korça: PS do të realizojë fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e ardhshme

28 Maj 2026 | 17:51

Kryeministri Edi Rama vijon turin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, teksa këtë të enjte u ndal në Korçë, ku zhvilloi një takim me mbështetësit dhe anëtarët e PS-së në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi se Partia Socialiste, sipas tij, do të arrijë një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

“Nëse shiu filloi duke dëgjuar se çfarë ishte Shqipëria, le të vazhdojë si bereqeti që do të kemi dhe le të bjerë mbi këtë festë të 35-vjetorit të Partisë Socialiste edhe këtu në Korçë, duke paralajmëruar një fitore të jashtëzakonshme, si ajo që ne do të realizojmë të gjithë së bashku në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.”

Në retrospektivë, ai u ndal te zgjedhjet e 26 majit 1996, duke deklaruar se ato zgjedhje u vodhën nga Partia Demokratike, e cila në atë kohë ishte në pushtet. Ai tha se në atë periudhë opozita shtypej dhe dhunohej, ndërsa sipas tij ekzistonte vetëm një media opozitare.

Rama theksoi se Partia Socialiste është forca politike që, gjatë 35 viteve, ka pasur një marrëdhënie të drejtë si me interesin kombëtar, ashtu edhe me të shkuarën dhe me botën.

“Është krenaria jonë që, pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe denigrimi, i kemi ngritur çdo shqiptari ku ndodhet në botë dhe i kemi dhënë Shqipërisë një tingëllim tjetër nga ai që kishte jo shumë vite më parë,” tha Rama.

Ai shtoi se vendi ndodhet sot në një fazë të re, ku sipas tij është mbyllur faza e “çeljes së kapitujve” të negociatave dhe tashmë është hapur faza e “mbylljes së kapitujve”.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi,” u shpreh kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026