Rama përuron terminalin e ri në Rinas: Nga nesër lexim digjital i pasaportave

31 Korrik 2022 | 20:00

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e terminalit të ri në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Rama tha se duke nisur nga dita e nesërme për të gjithë qytetarët që disponojnë një pasaportë shqiptare, atë të Britanisë së Madhe, të vendeve të BE, të SHBA-së dhe Kanadasë, do të ketë lexim digjital të pasaportës.

Ndërkohë, për qytetarët e vendeve të tjera leximi do të vijojë të jetë manual.

Kjo sipas kryeministrit do të sjellë shmangien e radhëve që ka qenë një sëmundje kronike në aeroport.

“Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje, falë ndërhyrjes së Ministrit të Policisë së Shtetit dhe kompanisë koncesionare që është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport. Nga nesër besoj të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportën shqiptare që do të vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do të kenë më një lexim manual të pasaportës me punonjësin e policisë që i shikon në sy, e prapë sheh pasaportën dhe prapë i shikon në sy, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital të pasaportës, një proces që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë shumë të gjithë fluksin e hyrjeve. E njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët e Bashkimit Europian, ata që kanë pasaportë të SHBA, Britanisë së Madhe, dhe Kanadasë, ndërkohë për të tjerët do të vazhdojë të ketë lexim manual të pasaportës”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026