Rama: SPAK po bën mumjen për dosjet e skandaleve shtetërore
Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter u është përgjigjur akuzave të opozitës se me deklaratat gjatë Asamblesë së PS-së, ka ‘kërcënuar SPAK-un’.
Rama duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha, thotë se ka qenë kundër reformës në drejtësi ndryshe nga ai dhe PS.
“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për PS, SPAK rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur”, shkruam kreu i qeverisë.
Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!
— Edi Rama (@ediramaal) May 7, 2022
Rama nga ana tjetër, akuzon SPAK se nuk po vepron ndaj atyre që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe Berishës të denoncuar nga DASH për korrupsion.
“Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAK të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, përfundon kryeministri.
Kreu i SPAK, Arben Kraja interesit të Euronews Albania lidhur me akuzat e lëshuara nga kryeministri Edi Rama për institucionin që ai drejton, iu përgjigj duke thënë se ‘SPAK punon me kallëzime jo me deklarata politike’.
LEXONI GJITHASHTU:
Akuzat e Ramës për SPAK, Arben Kraja përgjigjet për Euronews Albania
Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:02 Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:02 “2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
- 21:59 Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar
- 21:50 Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 21:41 Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas