Rama sulmon Berishën dhe Metën: Në 14 maj Shqipëria duhet të heqë ‘zorrën qorre’
Ish-kryeministri Edi Rama, ishte këtë të martë në Mallakstër, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste në këtë bashki, Qerim Ismailajn.
Në fjalën e tij Rama tha se qytetarët duhet të zgjedhin që të shkojnë përpara. Ao shtoi se Partia Socialiste nuk i ka bërë të gjitha punët mirë, por që nuk mund të krahasohet me kundërshatrët politik, duke iu referuar koalicionit Bashkë Fitojmë.
“Njeri që e ka damkën non-grata në lule të ballit, tjetrin që shqiptarët e kanë shpallur non-grata prej kohësh. 14 maji ka shumë rëndësi për të vendosur sa më shpejt do nisemi drejt majës për të pasur një Shqipëri të 2030- ës që është kampione e Ballkanit në turizëm, eksporte bujqësore apo një Shqipëri që të kthehet mbrapa. Kush mendon që s’ka kthim mbrapa gabon. Historia 30 vjeçare duhet të na i ketë mësuar disa gjëra. Sa herë u është dhënë atyre mundësia të marrin në dorë fatet e një vendi, gjithmonë, vendi, bashkia, komuna kanë bërë mbrapa. Sa herë na është dhënë neve mundësia kanë bërë para.
Ne mund të bëjmë më shumë, ne nuk i kemi bërë të gjitha mirë, por të krahasosh ne me ata, është njësoj si të krahasosh ditën me natën. Ju e dini që unë pata një problem me appendisitin, por me këtë rast mësova që në shqip quhet zorra qorre dhe dua t’iu them këtë. Që është një sëmundje aq e lehtë edhe e rrezikshme nëse nuk goditet në momentin e duhur. Kështu që unë e godita, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij