Rama takon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama u takua në Nju Jork me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se me zyrtarin e lartë ka folur për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë.
Rama ndodhet që prej datës 14 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Shqipëria këtë muaj mban presidencën e këshillit të sigurimit në OKB.
Nesër kreu i qeverisë shqiptare do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë që lidhet me pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në sigurinë botërore. Në SHBA ndodhet edhe presidenti Bajram Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike
- 17:35 Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 17:35 Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
- 17:32 Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve