Rama: Të shpallen menjëherë zgjedhjet e reja në Veri, momente që dita bën shekullin

8 Qershor 2023 | 12:08

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë që bëri për mediat ka bërë thirrje që të shpallen menjëherë zgjedhjet në Veri të Kosovës.

Ai theksoi se policia duhet të tërhiqet menjëherë nga Veriu para se të jetë vonë.

Më tej ai tha se nëse trupat e huaja do të marrin Veriun e Kosovës çështja e dialogut me Serbinë kushedi se kur do të kthehet në  tryezë.

“Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë. Duhet të tërhiqet policia menjëherë. Nuk ka pse rri kot në godina bosh. Është e vështirë të mendosh Kosovën pa ndërkombëtarët. Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë.  Ajo që mund të ndodh është shumë e rëndë. Nëse trupat e huaja do të marrin veriun e Kosovës, çështja do të kthehet në tryeze kushedi sa kur do të kthehet në tryezë.  Jemi në ato momente që minuti bën vitin,  ora bën dekadën dita bën shekullin”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026