Rama: Unë dhe Vuçiç kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka pikëpamje krejtësisht të ndryshme me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e Kosovës.
“Për mua është shtet i lirë, demokratik, sovran i Kosovës. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin.
Dikur nuk kemi pasur komunikim dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të duhet kohë, por kjo është në rregull”, tha Rama për televizionin malazez, “A plus”.
Rama foli edhe për deklaratën e presidentit Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur së fundmi në Davos.
“E lexova deklaratën e fundit të Presidentit Vuçiç nga Davosi dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën sesi ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por shprehu respekt”, komentoi Rama.
Sa i përket faktit që ka raporte të mira edhe me Vuçiçin edhe me Kurtin, përkundër marrëdhënieve të tensionuara reciproke, Rama tha se mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës ka shumë sulme.
“Dhe njerëzit më pyesin se si është e mundur kjo, por imagjinoni sikur të gjithë të shikonin bardhë e zi dhe të gjithë të mbanin pozicionet e tyre dhe askush të mos fliste me askënd. Gjërat nuk do të përmirësoheshin. Kështu që është gjithmonë më mirë të flisni me njerëz, përpiquni të kuptoni arsyet, paraqitni argumentet tuaja”, përfundoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë