Rama zbulon letrën që i ka dërguar Macron dhe Scholz për Kosovën

23 Qershor 2023 | 13:15

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për media se për aq kohë sa 3 efektivët e Kosovës nuk lirohen është i pamundur përparimi në dialog apo de-përshkallëzimi i situatës.

Ai foli për një letër që i ka dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për tensionet në Kosovë.

“Dua t’iu informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft-statutit presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete, të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos,” – u shpreh Rama.

Sipas Ramës nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë në këto kushte.

“Edhe nëse e kanë kaluar vijën e kufirit, sikur ta marrim të mirëqenë këtë pretendim dihet botërisht se në çdo legjislacion demokratik për kalim të paligjshëm të kufirit njerëzit arrestohen, pyeten dhe kthehen mbrapsht me masën e ndalimit të hyrjes në atë vend për një kohë të caktuar. Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe është e papranueshme.

Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pas asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri të individëve të caktuar, të minoritetit serb nga forcat policore të Kosovës është tejet shqetësuese sepse shtetet demokratike nuk i përgjigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të bashkëkombasve në një shtet tjetër,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026