“Ramës do i shkojmë dhe në Surrel”, Këlliçi: Garda të tërhiqet nga dera e Kuvendit

16 Shkurt 2023 | 10:25

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi i cili është përjashtuar nga seancat plenare për disa ditë i  ka bërë thirrje Gardës se Republikës që të tërheqë trupat nga dera e Kuvendit në mënyrë që deutetët  të futen në seancë.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi theksoi se afera e McGonigal e ka tmerruar kreun e qeverisë Edi Rama e ndaj nuk lejon deputetët  të futen ne seancë.

Deputeti thekson se ai dhe kolegët e tij nuk kanë bërë asgjë kundër ligjit.

“Aty siç e shihni janë trupat e Gardës të republikës që po bëjnë luftë me deputetët, a thua se po i shkojmë Ramës në Surrel por dhe atje do i shkojmë. Garda të tërheqë trupat dhe të futemi të marrim pjesë në seancë. Aktualisht që ne flasim kemi zbatuar rregulloren dhe kemi çuar ankimimin. Nuk e di se ça tjetër duhet të bëjmë, ça ligji duhet të zbatojmë që të marrim pjesë në seancë. Jam përjashtuar tre herë brenda  javës pa folur. Kjo është çmenduri. E di se McGonigal e ka tmerruar Edi Ramën. Kur i është bërë kjo që na është bërë ne PS. Po kërkojmë të hyjmë në seancë në zbatim të rregullores. A kanë fytyrë të dalin në publik. Ça i kam bërë unë parlamentit, pse nuk del garda të ndalojë Ramën që vjedhë paratë e shqiptarëve, Arben Ahmetajn dhe Lindita Nikolla. Çfarë kam bërë unë dhe kolegët e mi. Që një muaj kanë një sjellje absurde. Të zbatohet ligji. U bëj thirrje që të futemi në seancë. Duhet të futemi brenda”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026