Raporti i BE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt përfundimit të negociatave
Bashkimi Evropian ka publikuar raportin e progresit për Shqipërinë, duke vlerësuar përparimet e vendit në procesin e integrimit europian.
Sipas raportit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm, me katër kapituj të hapur gjatë vitit të kaluar dhe përgatitjet për hapjen e kapitullit të fundit këtë vit janë në fazë të avancuar.
Progresi më i dukshëm është arritur në çështjet themelore, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Megjithatë, raporti nënvizon se për të arritur mbylljen e kapitujve të negociatave, janë të nevojshme përpjekje të vazhdueshme për zbatimin e reformave sektoriale dhe ruajtjen e një dialogu politik gjithëpërfshirës.
“Arritja e synimit të Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 varet nga ruajtja e ritmit të reformave dhe nga një dialog gjithëpërfshirës politik. Nëse ky ritëm reformash ruhet, Shqipëria është në rrugë të mbarë për ta arritur këtë objektiv ambicioz,” thekson raporti.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
- 09:59 Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
- 09:57 Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane