Raporti i DASH për Shqipërinë në luftën për trafikun njerëzor: Ka ende sfida
Në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, Shqipëria mbetet në Nivelin 2, duke konfirmuar se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por ka bërë përpjekje domethënëse për të përmirësuar situatën.
Sipas raportit, autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm hetimet për rastet e trafikimit dhe kanë arritur të dënojnë trafikantë për herë të parë që nga viti 2021. Po ashtu, është shënuar një rritje në identifikimin e viktimave, si dhe në financimin e strehëzave shtetërore dhe atyre të drejtuara nga organizatat joqeveritare.
Një hap tjetër pozitiv është edhe miratimi dhe financimi i Planit Kombëtar të Veprimit 2024-2025, ku për herë të parë është vënë theksi në përfshirjen e të mbijetuarve në hartimin e politikave kundër trafikimit.
Megjithatë, raporti evidenton disa problematika thelbësore që vijojnë të mbeten pengesë për përmbushjen e plotë të standardeve ndërkombëtare. Policia lokale dhe prokurorët në rrethe nuk kanë ende kapacitetin e nevojshëm për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit, duke i trajtuar shpesh si vepra me dënime më të lehta, si “shfrytëzim prostitucioni”.
Një tjetër shqetësim i ngritur në raport është mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare për njësitë mobile të identifikimit të viktimave, të cilat, ndonëse identifikojnë pjesën më të madhe të viktimave çdo vit, nuk mbështeten mjaftueshëm nga shteti.
Në disa raste, viktimat e trafikimit janë ndëshkuar padrejtësisht për vepra që lidhen me prostitucionin, të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit. Gjithashtu, mungesa e zbatimit efektiv të procedurave standarde për identifikimin e viktimave në grupet e grave në prostitucion, migrantëve dhe azilkërkuesve ka bërë që disa prej tyre të penalizohen për veprime të paligjshme, të kryera si pasojë e trafikimit.
Raporti thekson gjithashtu se mungojnë shërbime afatgjata për viktimat, ndërsa Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Autoriteti Kombëtar Kundër Trafikimit nuk kanë zhvilluar rregullisht takime koordinuese, çka ka ndikuar në zbatimin jo të plotë të mekanizmit të referimit.
Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizon se përkundër përparimeve të dukshme, për të kaluar në një nivel më të lartë të vlerësimit, Shqipëria duhet të adresojë me urgjencë sfidat e mbetura në sistemin e drejtësisë dhe mbështetjen për viktimat e trafikimit.
Shqipëria drejt trenave elektrikë, Karakaçi nga Kuvendi: Nis elektrifikimi i linjës Tiranë-Durrës-Rinas
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike
- 14:04 Shqipëria drejt trenave elektrikë, Karakaçi nga Kuvendi: Nis elektrifikimi i linjës Tiranë-Durrës-Rinas
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia