Raporti: Mbi 230 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës

2 Maj 2024 | 07:45

Mbi 230 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës, sipas te dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në vend.

Shprehur ndryshe, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje.

Policia thotë se, deri më tani këtë vit, ka konfiskuar 430 armë të tilla.

Sipas të dhënave të saj, nga viti 2020 deri më 18 prill të këtij viti, janë ngritur 5.895 raste në gjykata lidhur me veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Për armëmbajtje pa leje, Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh gjoba deri në 7.500 euro ose dënim me burgim deri në 10 vjet.

Ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë përpjekje të shtuara për konfiskimin e tyre, duke thënë se qytetarët që i posedojnë ato, cenojnë sigurinë publike, por edhe veten e tyre.

Vetëm gjatë prillit, në Kosovë u vranë dy gra njëra në Ferizaj dhe tjetra në Pejë. Policia konfirmoi se të dyshuarit për vrasje  në të dyja rastet bashkëshortët – përdorën armë pa leje.

Por, vitin e kaluar në periudhën janar-tetor 2023, u evidentuan 26 vrasje, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2022 ishin 21.

Organizatat joqeveritare që monitorojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë, konsiderojnë se dënimet e ulëta për armëmbajtje pa leje, bëjnë që shumë qytetarë të kenë armë të tilla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026