Rashford nderon Man Utd, ‘djajtë e kuq’ ngjiten në vendin e 4-ët

6 Prill 2023 | 13:37

Marcus Rashford po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Manchester United duke u kthyer në lojtarin kyç për triumfet e Ten Hag.

25-vjeçari shënoi sërish në suksesin e djajve të kuq mbrëmjen e së martës, të cilët mposhtën Brentfordin me rezultat minimal. Në minutën e 27’ ishte Antoni që hodhi një top në zonën e rreptësisë, e Sabitzer shërbeu me kokë për sulmuesin anglez, që e ndali në rrjetë.

Aq mjaftoi që të besuarit e Ten Hag të riktheheshin tek fitorja pas 4 javësh. Aktualisht Manchester United qëndron në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit në kuotën e 53 pikëve.

Në përballjen tjetër Newcastle dhuroi spektakël ndaj West Ham, ku regjistroi triumfin 1-5. Kështjellarët shënuan të parët me Wilson, ndërsa Joelinton dyfishoi avantazhin.

Kourt Zouma ngushtoi diferencën e golave në pjesën e parë, ndërkohë që miqtë u përgjigjën me një 3 golësh që vulosi fitoren 1-5 në transfertë. Humbja e fundit e Newcastle është ndaj Manchester City, ndërsa 4 javët në vijim i ka të gjitha fitore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026