English

Rasti “Zhvatja” në Maqedoninë e Veriut, dëshmon sot ish-prokuroja e Speciales Lile Stefanova

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet seanca e radhës për rastin “Zhvatja”, aferen korruptive për të cilen akuzohet edhe ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

- Advertisement -

Në seancën e sotme do të dëshmojë ish-prokurorja e Speciales, Lile Stefanova, përgjegjësja për çështjen ndaj biznesmenit Orce Kamcev, i cili ka denoncuar se i është kërkuar ryshfet për të mbyllur hetimet.

Stefanova duhet të deshmojë se pse ka firmosur lirimin e Kamcevit nga paraburgimi në periudhen kur mendohet se janë paguar paratë e ryshfetit miliona euroësh.

Më herët Lile Stefanova ka deklaruar publikisht se gjithça e ka bërë nën urdhrin e ish-kreyprokurores Katica Janeva, pra e ka ngarkuar atë me të gjitha akuzat lidhur me këtë çështje. Sipas saj vendimmarrjen e fundit e ka patur ish-kryeporkurorja.  

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut akoma nuk ka një marrëveshje mes dy partive kreysore maqedonase LSDM dhe VMRO DPMNE. Partia LSDM këmbëngul se VMRO DPMNE po e bllokon këtë ligj dhe po e kushtëzon me heqjen e rasteve ndaj funskionarëve të tyre, të cilët i kishte udhëhequr më parë ish-prokuroria speciale publike.

VMRO DPMNE thotë së LSDM po tenton që të gjithë struktruën e ish-prokurorisë speciale publike ta vendosë në kuadër të prokurorisë së rregullt publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe të vazhdojnë me rryshfete dhe shantazhe ashtu siç ka bërë prokuroria speciale.

Edhe këtë javë në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë takimet e grupeve të punës mes dy partive, por duket se marrëveshja nuk është ende afër.

Parlamenti do të jetë në fuqi deri më 12 shkurt dhe kjo korrespondon me afatet për një raport të ri të BE, sepse ky ligj u përmend nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi si një nga kushtet për marrjen e një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me BE.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?