Reagoi për posterin e Këlliçit me gishtat e mesit, ish-myftiu sulmohet nga Berisha
Sali Berisha ka sulmuar xhamitë që reaguan ndaj posterit me gishta, të Belind Këlliçit dhe ish-myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.
Sipas tij, ato janë organizata mafioze që financohen nga Sorosi.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë. Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme. Ku ishin këta kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave?
E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq,” tha Berisha, që e ka shfrenuar paksa fantazinë, pasi është paksa e vështirë të mendosh që një hebre si Sorosi, të financojë myslimanët.
Në një intervistë për Euronews Albania, ish-myftiu Ylli Gurra tha se reagimi ndaj tij personalisht ishte i padrejtë pasi ka të drejtën të shprehë mendimin për mënyrën si kandidati për krybashkiak po i qaste votuesit.
“Mendimi dhe gjykimi ka qenë mendimi im i lirë. Kam të gjithë të drejtën time për të shprehur një mendim timin me mënyrën si kandidati për kryetar bashkie ka gjetur mënyrën më paetike, paqytetare dhe pacivilizuese për të komunikuar me votuesit apo jo”, tha Gurra.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike