“Do presim vendimin e Kushtetueses”, Kuvendi reagon pas shtyrjes së mbledhjes për imunitetin e Ballukut

28 Janar 2026 | 09:50

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar me një njoftim zyrtar në lidhje me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e planifikuar për t’u mbajtur këtë të mërkurë në mesditë lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas njoftimit të Kuvendit, shtyrja bëhet pasi po pritet marrja dhe vlerësimi paraprak i vendimit përkatës nga Gjykata Kushtetuese. Kuvendi sqaron se kjo procedurë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, për të shmangur cenimin e sigurisë juridike dhe për të garantuar rregullsinë e veprimtarisë dhe vendimmarrjes së tij.

“Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, nenit 13, pika 5, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, duke marrë parasysh kërkesën e anëtarëve të Këshillit gjatë mbledhjes së parë më 19.12.2025, është vendosur që shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar lidhur me autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit të lidhet me vendimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese”, thekson njoftimi i Kuvendit.

Vendimi i shtyrjes u bë publik nga Këshilli i Mandateve dhe vjen pas një dite më parë, kur Gjykata Kushtetuese nuk mori ende një vendim lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin e Ballukut nga detyra e zv.kryeministres.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026