Reali ‘ngec’ në Majorka, Mbape bllokohet në debutimin e La Liga

19 Gusht 2024 | 17:54

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Aventura e e Kilian Mbape në la ligën spanjolle me fanellën e “Los Blancos”. Në sfidën e parë në elitën e futbollit spanjoll, sulmuesi francez nuk e ndihmoi dot ekipin e tij të merrte 3 pikët përballë Majorkës në një ndeshje të mbyllur në barazim 1 me 1.

Përkundër paraqitjes në superkupën e europës, ku Mbape ishte vendimtar për Realin, me golin që i dha trofeun “los blancos” në ndeshjen e kësaj të diele ai hasi vështirësi për të dhënë më të mirën e tij.

Golin e vetëm për madrilenët e shënoi braziliani Rodrigo. Ndërkohë për ishullorët vendimtar ishte sulmuesi Kosovar, Vedat Muriqi, që e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gol, por edhe duke mbajtur lart ekipin e tij që bëri kështu një nisje të mbarë të kampionatit me 1 pikë përballë kampionëve në fuqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026