Reforma Zgjedhore, Meta: Të jepet garanci që pesha e votës do të jetë e njëjtë

24 Janar 2024 | 19:31

Ekspertja Zgjedhore Gerta Meta, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me ecurinë e Reformës Zgjedhore.

Ajo theksoi se shqetësimi që kanë është se si do të vlerësohet vota dhe cila do të jetë pesha e saj.

Mes tjerash ajo nënvizoi se pesha e votës së qytetarëve duhet të jetë e njëjtë nga Veriu deri në Jug të Shqipërisë.

“Të gjitha investimet, të gjitha propozimet duhet të jenë në tavolinë dhe duhet të dalin në një konkluzion të atij shqetësimi që ne të gjithë si aktorë qoftë politikë dhe jo politikë që kemi është se sa do të vlerësohet, si do të shpërndahet dhe sa do të jetë pesha e votës. Ky është një moment shumë i rëndësishëm që propozimet e tilla të japin një lloj garancie që pesha e votës së qytetarëve duhet të jetë e njëjtë nga Veriu i Shqipërisë në Jugun e Shqipërisë. Kemi bërë presion të vazhdueshëm ndaj Kuvendit të Shqipërisë, që të diskutohen të gjitha ato që kanë hedhur në draftin e tyre diaspora, në këtë lloj diskutimi”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026