Regjistrimet në universitete, e para inxhinieria, 5950 maturantë nuk fituan

2 Shtator 2022 | 16:48

Nis sot faza e para e regjistrimeve në universitete. Kjo fazë do të zgjasë 48 orë, maturantët do të kenë mundësi të regjistrohen në degën që kanë fituar.

Disa prej tyre kanë fituar më shumë se dy degë, ndaj pas kësaj faze, do të lirohen dhe vendet e tjera duke i dhënë mundësi maturantëve të tjerë që nuk janë fitues.

Degët e inxhinierisë këtë vit janë renditur në vend të parë, si ndër lëndët më të preferuara nga maturantët. Vendin e dytë e zë universiteti i Mjekësisë dhe i treti fakulteti i Ekonomisë.

Gjithashtu, ka ndodhur që një maturant pasi është regjistruar të doje të ndryshoje degë, pasi ka parë që ka ende vende të lira. Mund të çregjistrohet dhe të regjistrohen në fazën tjetër.

Në raundin e parë kanë aplikuar 21 mijë maturantë, prej të cilave 5950 nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026