Revoltohet Murati: E kam votuar disa herë PD, tani është peng i Berishës e Bashës

11 Shtator 2023 | 21:57

Gazetari Erl Murati tha në emisionin Now në Euronews Albania se opozita është e marrë peng nga dy njerëz, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Sipas tij, me këta dy njerëz në krye, shanset që PD të vijë ndonjëherë në pushtet janë minimale.

“Për mua ka qenë gabim rikthimi i tyre në PD pasi dhanë dorëheqjen. Të dy duhet të kenë ndërgjegjen të largohen, edhe pse dihet  që Berisha ka shumicën duhet të largohet. Problemi qëndron që në Shqipëri rregullat e demokracisë funksionojnë mbrapsht, rregullat thonë që nëse humb një garë vazhdimisht duhet të largohesh. Me Berishën dhe Bashën në PD shanset që PD të fitojnë janë minimale. Unë i kam votuar disa herë, por kur e provon  që njerëzit nuk të duan është budallallëk t’u japësh të njëjtën alternativë; nëse duan që opozita të vijë në pushtet duhet të largohen”, tha Murati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026