Rezoluta anti-korrupsion e PS, Tabaku: Nuk ka kredo që ta zhvillojë maxhoranca

25 Maj 2024 | 20:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS që do të kalojë të hënën në parlament. Tabaku tha në fjalën e saj se çdo nismë që lufton korrupsionin është e mirëpritur, por shtoi se për ta bërë atë nuk e ka kredon e duhur maxhoranca, e cila e ka kthyer korrupsionin në një kulturë endemike.

“A është e nevojshme që ne të fokusohemi në luftën ndaj korrupsionit, përveç punës që bëjnë institucionet e drejtësisë që është punë dënuese, pra që merret me dënimin e korrupsionit? A kemi ne nevojë që të merremi me parandalimin e korrupsionit, për të ngritur një sistem që sot është zhvilluar me një kulturë endemike? Përgjigjjja është sigurisht se po!

Nuk besoj që luftën kundër korrupsionin ka lartësinë morale dhe kredon që ta zhvillojë mazhoranca. Nëse ndodhemi në një sistem ku është perfeksionuar korrupsioni vjen si pasojë e kulturës që zhvillohet sot në të gjithë administratën publike”, tha Tabaku.

Tabaku tha se lufta kundër korrupsionit është një kërkesë e bërë nga BE për procesin e integrimit. Ajo theksoi se është më mirë që Partia Demorkatike të jetë pjesë e procesit, se sa të mos jetë. Tabaku kërkoi më shumë informacion në lidhje me rezolutën dhe veçanërisht komisionin Ad-hoc që do të krijohet.

“Ne sot kemi nevojë për një analizë të plotë të situatës dhe vetëm pasi të përfundojmë analizën mund të flasim për mënyrën si do të zhvillohet. Ka pasur iniciativa pa fund për luftën kundër korrupsionit. Unë në vitin 2009 kam filluar si zëvendësministre e Integrimit dhe kriteri kryesor ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe ky është i njëjti detyrim që kemi pas 15 vitesh. Ne sot kemi nevojë për të kaluar përtej rezolutave dhe copave të letrës.

Tabaku shtoi se PD nuk mund ta mbështesë rezolutën pa pasur informacion se çfarë do të ndodhë më pas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026