Rezultatet paraprake në qarkun e Gjirokastrës, BF kryeson vetëm në Memaliaj
Vijojnë votimet në qarkun e Gjirokastrës. Sipas rezultateve tëpublikuara deri më tani në Bashkinë Gjirokastër kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Flamur Golemi me 3.907 vota ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë, Dorjan Lani ka 1.153 vota.
Në Bashkinë Tepelenë, Tërmet Peçi i Partisë socialiste ka marrë 4.023 vota, Baftjar Imeri nga Bashkë fitojmë 508 vota, Sokol Guga nga Partia Demokratike 344 vota.
Në Bashkinë Memaliaj, e vetmja bashki ku kryeson “Bashkë Fitojmë” në qarkun e Gjirokastrës. Kandidati i BF Albert Malaj ka marrë 2.59 vota, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Gjolek Guci ka marrë 2.369 vota.
Në Bashkinë e Përmetit, kandidatja e PS Alma Hoxha ka marrë 3.268 vota, ndërsa kandidati Edmond Komino ka 992 vota.
Në Bashkinë Libohovë, kandidati i PS, Leonard Hide ka siguruar 932 vota, ndërsa kandidati i BF 788 vota.
Në Bashkinë Dropull, kandidati i PS Dhimitraq Toli ka siguruar 3.709 vota, ndërsa Thanas Maneka i BF ka 679 vota.
Në Bashkinë Këlcyrë, kandidati i PS Klement Ndoni ka 2.018 vota, kandidati i Bashkë Fitojmë ka 1.936 vota, ndërsa kandaidti i PD , Adriatik spahiu ka 137 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë