Rikthehet Doku Fest në Prizren

22 Korrik 2022 | 18:12

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar, DokuFest do të jetë serish në Prizren gjatë gushtit. Drejtori artistik i Doku Fest Veton Nurkollari ka zbuluar se do të jenë rreth 250 filma që do të shfaqen në këtë edicion por kanë aplikuar 3000 të tillë, duke e konsideruar risi pjesëmarrjen e lartë.

Ai tha që filmat shqiptarë që kanë aplikuar këtë vit janë shumë cilësorë dhe garojnë në disa kategori. Ai veçoi filmin e Ronald Sejkos filmi i të cilit do të jetë në garën ballkanike të dokumentarëve. Përveç kësaj Z. Nurkollari tha se për herë të parë një film shqiptar konkurron në kategorinë e filmave për të drejtat e njeriut filmi “Sons of Cain”.

Gjatë fundit të korrikut organizatorët e Doku Fest do të jenë në Tiranë me 26 dhe me 27 korrik në Durrës, për të promovuar eventin dhe për ti njohur artdashësit për filmat që do shfaqen.

Doku fest përveç filmave nga e gjithë bota do të ketë edhe shfaqje për fëmijë dhe aktivitete kulturore dhe muzikore nga data 5-13 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026