Rikthehet dueli i shekullit në boks, Usyk dhe Fury përballen sot në ring

21 Dhjetor 2024 | 13:22

Pas një përballje spektakolare në maj të këtij viti në Riad, ku Usyk arriti të mposht Fury-n, dyshja e boksierëve do të rikthehet në ring këtë të shtunë 21 dhjetor, duke u përballur përsëri në një sfidë që premton të jetë po aq emocionuese. Kjo ndeshje ka jo vetëm një ngarkesë sportive, por edhe një rëndësi të madhe financiare, pasi pritet të prodhohen plot 190 milionë dollarë nga kjo përballje.

Ndryshe nga ndeshja e parë, ku Fury mori 70% të të ardhurave, tani do të ketë një ndarje të ndryshme: 55% për Usyk dhe 45% për Fury, pasi ukrainasi është kampion bote. Ky ndryshim ka shkaktuar një rënie të ndjeshme të përfitimeve për Fury-n, pas humbjes që pësoi në maj.

Sa i përket biletave për të gjithë të apasionuarit që do ta ndjekin nga afër, ato nisin nga 100 euro, por shkojnë afro 50 mijë, për ata të cilët duan të vendosen rreth e rrotull ringut ku ndeshen dy boksierët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026